Transmetuar më 11-05-2017, 11:05

Ky lajm mund të mos ju pëlqejë, por duhet të tregoni kujdes me përdorimin e parfumit gjatë verës. Një studim i fundit anglez, i realizuar në Londër, ka zbuluar se ai mund të dëmtojë seriozisht lëkurën tuaj në momentin kur bie në kontakt me rrezet e forta të diellit në plazh, por jo vetëm.

Sipas dermatologes Chanele Rosa, “Parfumi që ju hidhni në pjesën e gjoksit dhe qafës, pasi bie në kontakt me diellin mund të shkaktojë një dëmtim të lëkurës, të quajtur ‘Poikiloderma of Civatte’. Pjesa ku dëmtohet lëkura merr një ngjyrë si të kuqe në pjesën ku ndodhen venat duke rrezikuar të shkaktojë çarje të tyre. Ju ndoshta nuk mund të keni dëgjuar për këtë gjendje më parë, megjithatë kjo mund të ndodhë jo vetëm si rezultat i përdorimit të parfumeve, por shkaku kryesor është ekspozimi në diell pasi jeni parfumosur”, tha ajo për prestigjozen ‘The Sun’.

Chanele shpjegon se ky lloj dëmtimi mund të shkaktohet edhe kur përdorni tharësen e flokëve ose kur bëni sauna, shkruan noa.al.

“Përdorimi i saunave, ose mbajtja e tharëseve shumë afër fytyrës mund të shkaktojë çarje të venave. Kjo për shkak të nxehtësisë nga këto pajisje të veçanta”, përfundoi dermatologia.

Këshilla më efektive është që të mos ekspozoheni kurrë në diell pa përdorur krem kundër diellit ku faktori i mbrojtjes duhet të jetë miniumi 30. /g.v/noa.al