Transmetuar më 11-05-2017, 08:06

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës rihter goditi Kinën, në rajonin veriperëndimor të Xinjiang, duke shkaktuar së paku tetë të vdekur dhe 11 të plagosur.

Të dhënat e tërmetit që goditi Kinën natën mes të mërkurës dhe të enjtes u bënë publike nga China Earthquake Administration,

Ndërkohë aktualisht kanë nisur operacionet e kërkim shpëtimit, për gjetjen e personave të tjerë të dëmtuar.

Tërmeti preku kontenë e Taxkorgan, e cila ndodhet 1250 kilometër larg Urumqi dhe në kufi me Pakistanin, Afghanistanin dhe Takixhistanin. /a.y/noa.al