Transmetuar më 10-05-2017, 21:35

Emocione dhe spektakël ka dhuruar pjesa e parë e ndeshjes mes Atletikos së Madridit dhe Realit të Madridit. Gjysmëfinalja e dytë, e vlefshme për Uefa Champions League, dhuroi tre gola në 45 minutat e para.

Atletiko u shfaq agresiv duke shënuar që në minutën e 12 me Saul Nigez. Nuk vonoi dhe një ndërhyrje e mbrojtësit Varane, bëri që arbitri i ndeshjes të akordonte penallti për Atletikon. Nga pika e bardhë Antuan Greizman nuk gaboi.

Loja mori një tjetër kthesë teksa Reali u ‘zgjua’ për të kërkuar golin e parë. Në minutën e 42, një anësore e Ronaldos për Benzema, dhe një superkalim i këtij të fundit, gjeti të lirë Toni Kroos i cili tentoi golin por portieri ishte në lartësinë e duhur. Isco ishte fare pranë dhe realizoi për ‘Los Blancos’. /k.k/noa.al/