Transmetuar më 10-05-2017, 20:11

Publikohen formacionet zyrtare të takimit Atletico Madrid-Real Madrid, i vlefshëm për gjysmëfinalen e “Ligës së Kampioneve”.

Ndeshja do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes dy skuadrave u mbyll me rezultatin 3-0 në favor të Real Madridit, ku të tre golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Atletico Madrid: Oblak, Gimenez, Godin, Savic, Filipe, Gabi, Saul, Koke, Carrasco, Griezmann, Torres.

Real Madrid: Navas, Danilo, Varane, Ramos, Marcelo, Casemiro, Kroos, Modric; Isco, Ronaldo, Benzema.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme skuadra e Juventusit u kualifikua në finale pasi eliminoi Monacon./a.k/noa.al/