Transmetuar më 10-05-2017, 18:29
Publicitet

Pak orë pasi Parlamenti i Kosovës votoi pro rrëzimit të qeverisë së Isa Mustafë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës atje u ka bërë thirrje zyrtarëve të mbetur në qeveri, që t’u përgjigjen punëdhënësve gjatë periudhës së tranzicionit deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët  e mbetur në Qeveri, që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve . 

Kuvendi i Kosovës miratoi me 78 vota pro mocionin e mosbesimit të firmosur nga partitë opozitare, dhe disa përfaqësues të mazhorancës. /k.k/noa.al/