Transmetuar më 10-05-2017, 16:54

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 11 maj 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për financat, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Nuk do tregoheni tolerant me partnerin/e ngjatë kësaj dite. Duhet të jeni më të arsyeshëm në bisedat që do të bëni me të. Beqarët do bëjnë edhe sakrifica vetëm që ta ndryshojnë sa më parë statusin e tyre. Gjithçka do ju ecë për mrekulli. Aspekti financiar do jetë më i mirë.

Demi

Sot nuk do bëni asgjë ndryshe nga më parë në aspektin afektiv, dhe të do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit/es. Beqarët nga ana tjetër nuk do kenë asgjë më shumë sesa disa flirte kalimtare. Për dashuritë e mëdha do duhet të presin ende disa kohë. Në planin financiar keni ditur mirë t’i menaxhoni të ardhurat.

Binjakët

Do shprehni ndjenjat tuaja te partneri/ja pa pasur ndrojtje dhe kjo do ju afrojë edhe më shumë me njeriun tuaj të zemrës. Të ardhurat do jenë të mira, kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë shpenzim më tepër. Kujdes duhet të tregoni vetëm me shëndetin, pasi kapriçot e motit duket se nuk po ndikojnë mirë te ju.

Gaforrja

Sot do jeni të vendosur të rregulloni disa probleme që keni me partnerin/en dhe t’i jepni fund konflikteve me të cilat jeni përballur. Beqarëve do ju pëlqejë tej mase dikush, por nuk do dinë si t’ia shprehin ndjenjat. Miqtë do i ndihmoje goxha. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni përveç gjërave që ju duhen më shumë.

Luani

Perspektivat janë shumë të mira për të ndryshuar disa gjëra në jetën tuaj. Por në dashuri gjërat nuk do ecin shumë mirë, pasi do keni mosmarrëveshje të forta me partnerin/en tuaj gjatë gjithë kësaj dite dhe nuk do pranoni ta ulni hundën. As miqtë e ngushtë nuk do ju bindin të ndryshoni sjellje. Shëndeti do jetë i mirë.

Virgjëresha

Mërkuri do jetë planeti më i favorshëm për personat që janë në një marrëdhënie. Ju do jeni më të përkushtuar ndaj atij që keni pranë. Beqarët duhet të presin ende para se të hedhin hapa sepse sot nuk është dita e duhur për ta. Në planin financiar bëni kujdes, nuk duhet të bëni shumë shpenzime.

Peshorja

Për të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë një ditë mjaft e qetë dhe pa problemin më të vogël. Në çdo moment do përjetoni kënaqësi pafund. Në planin financiar duhet të mendoheni mirë para se të kryeni shpenzime sepse mund të përballeni me probleme serioze. Kujdes duhet të tregoni edhe me shëndetin.

Akrepi

Sot duhet të merrni kohën e duhur për të menduar dhe reflektuar. Toleranca dhe durimi do jenë pikat tuaja më të forta. Në planin financiar duhet të flisni patjetër me disa specialist, në mënyrë që të menaxhoni mirë të ardhurat dhe të shmangni problemet serioze. Shëndeti do jetë disi delikat, por asgjë për t’u shqetësuar.

Shigjetari

Do tundoheni nga disa persona të jashtëm, prandaj bëni kujdes të mos ndryshoni jetën tuaj, sidomos ata që janë në çift. Beqarët gjithashtu do kenë një takim fantastik dhe nuk do mendohen dy herë për të hedhur hapa. Në planin financiar do keni ndryshime radikale, që do sjellin të ardhura të mira.

Bricjapi

Sot do ndiheni mirë me partnerin/en. Edhe kur t’iu dalin probleme në jetën tuaj në çift, do dini si t’i menaxhoni. Në planin financiar do merrni ato të ardhura që keni dashur gjithmonë. Ndihma e familjarëve do jetë e vyer, prandaj duhet t’i falenderoni. Shëndeti nuk paraqet ndonjë problem, do jetë i mirë.

Ujori

Për shkak të ambientit yjor, jeta juaj në çift nuk do jetë ashtu si ju do kishit dëshiruar. Qetësia që mbizotëronte më parë do prishet dhe zënkat do jenë të shpeshta. Buxheti do mbetet delikat sepse as sot ka rrezik te mos merrni masat e duhura. Ndihmën e të afërmve nuk duhet ta neglizhoni për asnjë arsye.

Peshqit

Sot do keni debate me partnerin/en. Asgjë nuk do shkojë siç keni dashur. Beqarët nuk do kënaqen me takimet që do realizojnë dhe nuk do jenë ende gati të hedhin hapa. Aspekti financiar do konsolidohet dhe më tepër se më parë, prandaj mund të bëni shpenzime të arsyeshme. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin. /b.l/noa.al/