Transmetuar më 10-05-2017, 08:43

Një skenë surreale e cila duket si e shkëputur nga ndonjë shkretëtirë, ka lanë pa fjalë disa banorë. Gjithçka ka ndodhur në Belgjikë, në qytetin e Charleroi.

Disa shoferë mbetën të befasuar kur teksa i jepnin makinës këtë të hënë, u përballën me katër deve të cilat shëtisnin lirisht në rrugë.

Pas publikimit të pamjeve, të cilat noa.al i sjell më poshtë, policia konfirmoi se devetë ishin arratisur nga cirku “Bouglione”.

Fatmirësisht nuk pati asnjë incident nga largimi i kafshëve, të cilat pas disa orësh arritën që të kapen. /a.y/noa.al