Transmetuar më 10-05-2017, 08:11

Një prift grek ka mohuar që t’i ofrojë shërbimin fetar një gruaje, vetëm sepse është shqiptare. Gjithçka ka ndodhur në zonën e Ahaias në gadishullin e Peleponezit, duke sjellë reagime të forta në fshatin Moiraika.

Mediat greke transmetojnë se banorët e zonës e kanë denoncuar priftin, duke thënë se nuk i dha bekimin një gruaje vetëm sepse ajo është shqiptare.

Ndërkohë rezulton se gruaja e cila prej më se dhjetë vitesh jeton në shtetin fqinj është e pagëzuar dhe besimtare e përkushtuar ortodokse.

Ky refuzim i priftit grek, ka bërë bujë në shtetin fqinj, duke u komentuar si diskriminim të pastër racor.