Transmetuar më 09-05-2017, 23:41

Skuadra e Interit shkarkon Stefano Piolin nga posti i trajnerit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi në një njoftim zyrtar, ku thuhet se Pioli nuk është më trajner i Interit.

Klubi zikaltër e ka falënderuar Stefano Piolin për punën dhe përkushtimin e tij në detyrën prej gjashtë muajve si trajner.

Deri në fund të sezonit skuadra do të drejtohet nga Stefano Vecchi, që aktualisht është trajner i të rinjve të Interit.

Pioli largohet pas disa ndeshjesh negative radhazi në “Serinë A” italiane./a.k/noa.al/