Transmetuar më 09-05-2017, 22:38

Juventus kualifikohet në finalen e Ligës së Kampioneve pas fitores që arriti kundër Monacos në mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-1.

Ndeshja e kthimit, që u zhvillua në “Juventus Stadium”, u dominua nga italianët.

Golat për Juventus u shënuan që në pjesën parë nga Manzukiçdhe dhe Dani Alves.

Goli i nderit për Monacon u shënua nga Mbappe në pjesën e dytë të lojës.

Takimi i parë përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të kampionëve të Italisë, ku të dy golat u shënuan nga sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain.

Nesër do të luhet ndeshja tjetër Atletico Madrid Real Madrid. Ndeshja e parë mes tyre u fitua nga Real Madrid me rezultatin 3-0, ku shënues i vetëm ishte Cristiano Ronaldo./a.k/noa.al/