Transmetuar më 09-05-2017, 21:43

Skuadra e Juventusit e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë në përballjen me Monacon.

Pjesa e parë e takimit, në “Juventus Stadium”, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, është mbyllur me rezultatin 2-0, në favor të bardhezinjve.

Golat janë shënuar nga Manzukiç dhe Dani Alves.

Kjo fitore duket se e dërgon Juventusin në finale, kur duhen edhe 45 minutat e pjesës së dytë për të përcaktuar gjithçka.

Takimi i parë përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të kampionëve të Italisë, ku të dy golat u shënuan nga sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain./a.k/noa.al/