Transmetuar më 09-05-2017, 21:04

Nga Mentor Kikia

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle bënë të njohur planet për bibliotekën dhe muzeun presidencial që do të ndërtohen në Çikago…. “Ne duam që kjo qendër të jetë instituti i parë i këtij lloji për trajnimin e të rinjve dhe udhëheqësve të ardhshëm, në mënyrë që ata t’u sjellin ndryshime komuniteteve në vendet e tyre dhe në botë. Ky është synimi ynë” – tha Obama.

Burrat e shtetit nuk kapen pas pushtetit si…., duke u bërë një herë president, një herë kryeministër, e sërish president…, pastaj kryetar partie, pastaj deputet…

Burrat e shtetit, pasi lënë pushtetin investojnë emrin, famën, reputacionin, pse jo edhe paratë e tyre në institucione që i sherbejnë edukimit, shkollimit, paqes, mjedisit…

Di gjë njeri se ç’bëri Nano pasi la, apo e la politika?

Di gjë njeri se ç’ka bërë Berisha në shërbim të vendit pasi la pushtetin ekzekutiv dhe atë politik në partinë e tij?

Ndoshta për këtë arsye nuk duhen ngatërruar burrat e shtetit me burrtat që kanë patur në dorë shtetin apo pushtetin. Pasi, të parët i kanë shërbyer shtetit, ndërsa të dytët e kanë shfrytëzuar shtetin.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al