Transmetuar më 09-05-2017, 20:41

Nga Artan Fuga

Tani qe klasa politiko-burokratike dhe zgjatimet e saj mediatiko-propagandistike dhe financiare po e cojne Shqiperine drejt diteve te erreta te saj ne keto dekada, duke rrezikuar ta rreshqasi sistemin politiko-shteror drejt nje monizmin neofashist detyra e intelektualit eshte te mos bjeri ne kurthet e debateve te personalizuara, mos t’i behet fare vone per shpifjet, sharjet dhe banalitetet e turmave fanatike te cdo lloji, uzurpuesve te vendeve te punes ne ne administrate

dhe neper bashki, zhgrapsve te tenderave, t’i ngjalli shprese qytetarit, te nxjerri pergjegjesite, te uli koken dhe kurrizin para populli te tij, te propozoje zgjidhje larg propagandes dhe ideologjizimit banal.

Ne na duhet nje KONTRATE E RE e shtetit me qytetarin.

Qytetari mbi te gjithe!

Duam te trajtohemi si zoter, jo si sherbetore.

Taksat jane tonat, rrogat e nepunesve i paguajme ne, investimet publike i bejme ne, deputetet duam t’i zgjedhim ne.

Sovrani jemi ne. Te gjithe te tjeret duhet te na sherbejne ose te ikin.

Na kane hypur sherbetoret mbi koke dhe na trajtojne si skllever dhe budallenj.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al