Transmetuar më 09-05-2017, 15:02

Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dendura do të jenë në zonat malore duke rrezikuar shira të dobët e lokal.

Parashikohet që orët e pasdites të përmirësojnë kushtet atmosferike duke bërë që zonat e ulëta dhe bregdetare të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa me vranësira më të dendura paraqitet motit për zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Sipas MeteoAlb, përsa i përket, temperaturave të ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë rritje të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Gadishulli Iberik do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët dhe afat-shkurtër. Situatë e cila do të jetë si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga oqeani Atlantik drejt Evropës jugperëndimore.

Po ashtu, vranësira dhe rrebeshe shiu do të kenë vendet e Baltikut. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta. /b.l/noa.al/