Transmetuar më 09-05-2017, 14:56

Një vajzë e vogël vetëm 6 vjeçe gjeti vdekjen si pasojë e shpërthimit të një kështjelle të fryrë me ajër në një restorant në Caldes të Malavella, të Spanjës.

Ndërkohë gjashtë persona të tjerë mbetën të plagosur, ku dy prej tyre u shtruan në spital me dëmtime të shumta.

Nga hetimet paraprake restoranti “Mas Oller” ku ndodhi ngjarja e rëndë gjatë kësaj të diele, nuk kishte autorizimet e nevojshme për lodrat e fëmijëve.

Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që mësohet se ishin dhjetë fëmijë në kështjellë, teksa vogëlushët e tjerë ishin duke drekuar me prindërit, shkruan noa.al.

Mësohet se plasja e kështjellës ishte aq e fuqishme, sa disa fëmijë ranë nga 20 metra lartësi në tokë. /a.y/noa.al