Transmetuar më 08-05-2017, 23:37

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në kryeqytetin kosovar të Prishtinës.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë një 36-vjeçare, e cila dyshohet se është përplasur nga një automjet tip Golf.

Mediat kosovare shkruajnë se aksidenti ka ndodhur konkretisht tek Lagjja e Spitalit, ndërsa këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e goditjes.