Transmetuar më 08-05-2017, 21:16

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri publikon listën e 22 futbollistëve para ndeshjes së nesërme kundër Monacos, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Juventus dhe Monaco do të përballen mbrëmjen e nesërme në “Juventus Stadium” në ndeshjen e kthimit për kualifikimin në finalen e Championsit.

Listë së futbollistëve i është shtuar edhe futbollisti Sami Khedira, i cili nuk u aktivizua në takimin e parë për shkak të pezullimit.

Më poshtë keni listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Allegri:

Buffon, Neto, Audero, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Mattiello, Barzagli, Bonucci, Alves, Lichtsteiner, Pjanic, Khedira, Marchisio, Lemina, Asamoah, Sturaro, Rincon, Cuadrado, Higuain, Mandzukic, Dybala.

Takimi i parë Monaco-Juventus përfundoi me rezultatin 0-2, ku të dy golat e fitores u shënuan nga sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain./a.k/noa.al/