Transmetuar më 08-05-2017, 14:32

Faji i saj i vetëm ishte se shpoi një top që kishte përfunduar në kopshtin e saj, i hedhur për të disatën herë nga fqinjët e zhurmshëm.

Për këtë arsye babë e bijë, e sulmuan duke e rrahur me grushta deri në atë pikë sa i shkaktuan vdekjen, për shkak të hemorragjisë së brendshme.

Është kjo ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Leicester të Anglisë. Viktima është Kelly Machin, 34 vjeç, ndërsa vrasësit e saj janë William Gary Jelly, 48 vjeç dhe vajza e tij, Natalie Bollen, 28 vjeçe, që të dy të arrestuar nga policia.

Fëmijët e Bollen, hodhën topin në kopshtin e viktimës, e cila me sa duket e shqetësuar, e shpoi atë. Kjo shkaktoi acarimin e fqinjëve, të cilët e masakruan me grushte.

Gruaja u gjet në shtëpinë e saj pa ndjenja nga një mik i saj, pasi prej disa ditësh nuk përgjigjej në telefon, shkruan noa.al.

Machin u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës së marrë gjeti vdekjen. Krimi i rëndë ndodhi në fund të muajit gusht, ndërkohë që në 5 shtator ajo gjeti vdekjen në spital. Ndërkohë në 4 maj gjykata i gjeti fajtor babë e bijë, teksa vendimi final për ta do të jepet në muajin qershor./a.y/noa.al