Transmetuar më 07-05-2017, 22:51

Skuadra e Milanit është mposhtur me rezultatin 1-4 nga Roma në sfidën e mbrëmjes së sotme, të vlefshme për javën e 35-të të “Serisë A” italiane.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro” u dominua totalisht nga kryeqytetasit e Romës.

Golat për verdhekuqtë u shënuan nga Edin Dzeko, minuta 8’ dhe 28’, Stephan El Shaaraëy 78’ dhe Daniele De Rossi  87’.

Goli i nderit për Milanin u shënua nga talenti kroat, Mario Pasalic në minutën e 76’.

Pas kësaj fitoreje Roma merr vendin e dytë me 78 pikë që ndiqet nga Napoli me 77.

Ndiqni golat: /a.k/noa.al/