Transmetuar më 07-05-2017, 16:17

Nuk kanë të ndalur në shënimin e golave dy shqiptarët e Luganos, Armando Sadiku dhe Ezgjan Alioski që aktivizohet për përfaqësuesen e Maqedonisë.

Lugano barazoi me rezultatin 2-2 në përballjen kundër kampionëve të Bazelit, në superligën zvicerane.

Fillimisht në avantazh kaloi Bazeli duke shënuar dy herë por ka ngushtuar diferencën Alioski dhe më pas ka barazuar Sadiku.

Armando Sadiku në këtë takim u ndëshkua me karton të kuq./a.k/noa.al/