Transmetuar më 06-05-2017, 16:46

Futbollisti uellsian, Gareth Bale mund të largohet nga Real Madridi.

Sipas mediave spanjolle, Bale është i gatshëm të ulet në bisedime me tre klube që kanë shfaqur interes për të.

Interesim për futbollistin e njohur kanë shfaqur Chelsea, Paris Saint Germain dhe Bayern Munich, që të treja klube mjaft të njohura në arenën evropiane.

Bale ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022.

Ditët që vijnë do të përcaktojnë nëse ai do të vazhdojë të pjetë pjesë e madrilenëve apo do të kalojë në një nga klubet e sipërpërmendura./a.k/noa.al/