Transmetuar më 06-05-2017, 13:00
Publicitet

Për të gjithë të apasionuarit pas Apple, iPhone i ri, i cili pritet të dalë në treg, do të ketë ndryshime të mëdha.

Është mësuar se tek iPhone 8 mungon butoni i vetëm që në përgjithësi këta lloj telefonash kanë. Butoni shërbente për të hapur të gjitha programet në telefon. Ndërkohë, që në iPhone- in e ri ky buton do të zëvendësohet nga një buton tjetër virtual.

Butoni virtual është hartuar nga Benjamin Geskin. Ai parashikon se ky lloj butoni do të hapë të gjithë menunë si edhe butonat e hapjes dhe mbylljes së telefonatave. Mjafton të afrosh gishtin dhe menuja hapet menjëherë.

Ndërkohë në lidhje me lançimin e iPhone 8 ka patur shumë thashetheme. Disa fjalë qarkullojnë se iPhone nuk del para vitit 2018. Ndërsa, disa zëra të tjerë pohojnë se Apple do t’a nxjerrë në treg telefonin e ri në shtator të këtij viti, ashtu siç ka bërë edhe në vitet e kaluara.

Gjithashtu, ka të ngjarë që iPhone 8 të jetë si Samsung me pjesët anash të lakuara. Si gjithmonë kompania Apple ka qenë e heshtur në lidhje me pajisjet e saj, por vetëm pak kohë më parë ajo pranoi se ishte në krizë pasi shitjet kishin rënë në mënyrë drastike. /g.v./noa.al/