Transmetuar më 06-05-2017, 10:58

Vetëm pak muaj më parë Facebook nxori opsionin që përveç ikonës “pëlqej”, përdoruesit mund të reagonin edhe me ikona të tjera në lidhje me postimet që miqtë e tyre bënin në këtë media sociale. E njëjta gjë tani do të ndodhe edhe tek komentet.

Përdoruesit tani mund të reagojnë në forma të ndryshme në lidhje me komentet që marrin nga miqtë. Secili mund të reagojë me anë të ikonave si: i qeshur, i mërzitur, i trishtuar, i zemëruar dhe të tjera si këto.

Megjithatë, kjo veçori e re duket se nuk është pritur mirë nga përdoruesit e kësaj mediaje sociale në botë. Disa prej tyre kanë pohuar se mjafton një opsion i thjeshtë “nuk e pëlqej”, te komentet.

Mirëpo Facebook në lidhje me këtë propozim tha se një opsion i tillë mund të përcjellë shumë negativitet. /g.v/noa.al/