Transmetuar më 04-05-2017, 23:56

Skuadra e Manchester United ka mundur Celta Vigon me rezultatin minimal 1-0, në takimin e parë gjysmëfinal të “Ligës së Europës”.

Takimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Balaidos”.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga talenti Marcus Rashford, pas një ekzekutimi perfekt të një goditjeje dënimi në minutën e 67’.

Sfida e kthimit do të luhet javën e ardhshme në stadiumin “Old Trafford”.

Ndiqni golin e shënuar:/a.k/noa.al/