Transmetuar më 04-05-2017, 12:52

Facebook ka njoftuar se Messenger, aplikacioni më popullor në botë i dërgimit të mesazheve tani ka 50 lojëra që përdoruesit mund të argëtohen duke luajtur në aplikacion. 

Në këto lojëra përfshihet “Words and Friends” e cila ju lejon të gërmoni në një botë më plot fantazi për të gjetur fjalën që mungon.

“8Ball Pool”, është një tjetër lojë që do të jetë pjesë e Messenger në javët e ardhshme. Loja ka të bëjë me goditje në pishinë.

“Game bots”, “EverWing” “Sudoku”, “Cooking Mama”, “Batman” ‘Bat Climb”, janë disa nga lojërat kryesore që tani mund t’i gjeni në Mesenger. Lojërat mund të luhen individualisht por edhe në grup duke u bërë ftesë miqve tuaj në Facebook.

Një risi e tillë u prezantua muajin e kaluar në një konferencë nga përfaqësues të Facebook. /g.v/noa.al