Transmetuar më 04-05-2017, 11:45

Një studim amerikan i realizuar nga Duke University në Kaliforni, ka konstatuar se pajisjet teknologjike kanë pasoja negative në shëndetin mendor tek adoleshentët.

Këto pajisje, sipas studiuesve ndikojnë në sjelljen, vëmendjen dhe përqendrimin e tyre.

Për të realizuar studimin, hulumtuesit morën në studim 151 adoleshentë dhe vëzhguan kohën që ata shpenzojnë duke përdorur rrjetet sociale dhe simptomat që ata shfaqin më pas në lidhje me shëndetin mendor.

Pjesëmarrësit e studimit, ishin mes moshës 11 dhe 15 vjeç, të cilët u anketuan tri herë në ditë, për një muaj. Adoleshentët  përdornin smartphone dhe pajisje të tjera çdo ditë, ku bazuar në përdorimin e tyre u analizuan simptomat e shëndetit mendor. Nga rezultatet e studimit, ekspertët dolën në përfundime se, të gjithë pjesëmarrësit që u vëzhguan kishin status më të ulët socio-ekonomik dhe ishin më të rrezikuar për të pasur probleme më të rënda të shëndetit mendor.

Studimi tregoi se kur adoleshentët përdorën më shumë pajisje, ata kishin më shumë gjasa që të kishin probleme të sjelljes si agresivitet, gënjenin dhe nuk ishin të vëmendshëm në shkollë, shkruan noa.al.

Nga ana tjetër, studimi tregoi se përdorimi i teknologjisë dixhitale ishte i dobishëm për adoleshentët që përjetuan depresion dhe ankth.

“Kjo gjetje zbuloi se si adoleshentët zakonisht përdorin pajisje teknologjike, për t’u lidhur me shokët e tyre në rrjetet sociale, kur ndihen të vetmuar”, tha në një njoftim për shtyp, Candice Odgers, profesoreshë në Duke’s Sanford School of Public Policy. /g.v/noa.al