Transmetuar më 04-05-2017, 11:29

Mediat serbe shquhen për shkrime provokuese, sidomos për Shqipërinë dhe politikanët shqiptarë. Emërtimeve të ndryshme nuk i ka shpëtuar as Kryeministri Edi Rama, por, së fundmi, mediat në Serbi duket se e kanë ekzagjeruar këtë herë.

E përditshmja “Kurir” ka hapur sot faqen e saj të parë me një titull kundër kryeministrit Edi Rama.

“Narko kryeministri­ Edi Rama shet drogë”, është titulli i Kurir, i shoqëruar edhe me një foto të kreut të ekzekutivit shqiptar. Në shkrim Kurir i referohet akuzave që ka bërë prej kohësh kreu i demokratëve, Lulzim Basha nga çadra e protestës. /k.k/noa.al/