Transmetuar më 04-05-2017, 10:19

Të shumta janë rastet kur personat e prekur nga virusi HIV, shërohen plotësisht nga trajtimet mjekësore por edhe nga kapja në kohë e sëmundjes. Edhe studimet, apo eksperimentet në mjekësi kanë qenë intensive për të gjetur alternativa të reja shërimi.

Dhe sërish ia kanë arritur për të gjetur kurën e shërimit për këtë virus.

Shkencëtarët kanë provuar kurën tek minjtë e infektuar dhe kanë arritur ta shkatërrojnë pothuajse plotësisht.  Studiuesit, nga  Universiteti Temple dhe Universiteti Pittsburgh në SHBA, thanë se kishin demostruar realizueshmërinë dhe efikasitetin e heqjes së HIV duke përdorur një teknikë të reduktimit të gjenit të quajtur Crispr.

“Në këto kafshë, u zbulua heqja e suksesshme e HIV pas një injeksioni intravenoz të proteinës për reduktimin e gjeneve në shpretkë, mushkëri, zemër, zorrën e trashë dhe në tru,”-kanë  shkruar studiuesit në revistën Molecular Therapy. /k.k/noa.al/