Transmetuar më 04-05-2017, 08:25

Apple njoftoi të martën për një rënie të papritur në shitjet e iPhone për tremujorin e dytë të këtij viti. Një rënie e tillë vinte pasi klientët i kishin vonuar blerjet e tyre sepse ishin në pritje të 10-vjetorit të Apple, ku kompania do të lançojë një produkt të ri.

Analistët mesatarisht kishin vlerësuar shitjet e iPhone prej 52.27 milionë, ndërkohë që janë shitur vetëm 51.2 milionë iPhone, sipas të dhënave financiare dhe firmës analitike FactSet. Ata kanë konstatuar se iPhone pati shitje të mëdha vetëm pasi doli në treg iPhone 7 dhe kjo rritje zgjati deri në fund të vitit 2016.

Kompania raportoi një rritje prej 4.6% të të ardhurave në 52.9 miliardë dollarë, por kjo ishte e turpshme nga vlerësimi prej 53.02 miliardë dollarësh, duke çuar në uljen e aksioneve me rreth 1.5% në tregtimin pas orarit.

Më tej kompania raportoi fitime më të larta se sa pritej, duke rezultuar në fitime për aksione prej 2.10 dollarë, shifër kjo më e lartë se pritshmëria e Wall Street-it prej 2.02 dollarë.

“Ky është një raport shumë i përzier për Apple në aspektin e rezultateve. Apple ka shitur më pak iPhone se sa bëri një vit më parë, por mundësia e konsumatorëve që kanë pritur deri në lëshimin e produktit të ri të iPhone është shumë e vërtetë”, tha Clement Thibault, analist i lartë në Investing.com.

Apple lançon iPhone të ri në shtator

iPhone i ri që mund të prezantohet në 10-vjetorin eApple mund të ketë karakteristika të tilla si ngarkimi me valë, njohja e fytyrës 3D dhe një ekran i lakuar.

Kompania parashikon të ardhurat totale prej 43.miliardë dollarë. Ndërsa, analistët mesatarisht presin që kompania të shesë 42.31 milionë iPhone në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas FactSet.

Më parë, kapitalizimi i tregut të Apple për pak kohë arriti vlerë 776.59 miliardë dollarë. Kjo shifër mbetet baza e vetme e listuar në SHBA me një vlerë tregu prej më shumë se 700 miliardë dollarë, shkruan noa.al.

“Ne nuk jemi të zhgënjyer, por do të kishim dashur të shihnim një rritje më të fortë, pasi jemi dëmtuar vitet e fundit, nuk është e lehtë për Apple-in”, tha Thibault, përfaqësues i kompanisë Apple. /g.v/noa.al