Transmetuar më 03-05-2017, 22:30

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë.

Një automjet në Ulpianë të Prishtinës, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë.

Nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, ndërsa automjeti që ka dalë nga rruga është një “Golf 4” ngjyrë blu.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin.

Fatmirësisht automjeti nuk ka goditur asnjë kalimtar edhe pse ka përfunduar në një vendkalim pas daljes nga rruga./a.k/noa.al/