Transmetuar më 03-05-2017, 18:46

Të flesh me kokën e lagur, rezulton të jetë shumë më e dëmshme nga se njerëzit mendojnë, e shumë probleme të lëkurës së kokës mund të lidhen me këtë gjë, shkruan living. Nëse deri më sot jeni shtrirë me kokën qull, pasi të lexoni më poshtë çfarë ndodh me flokët tuaj do e mendoni dy herë pasi ta bëni një gjë të tillë.

Këputja e flokëve

Fjetja me flokë të lagur rrit shanset e këputjes së flokëve.

Dhimbje koke

Kur ju flini, temperatura e trupit rritet, kur ndërkohë ajo e flokëve është më e ulët. Kjo luhatje shkakton dhimbje koke.

Kruajtje

Kur flini me flokë të lagur, lagështia formon një barriere në lëkurën e kokës duke ju shkaktuar kruajtje.

Infeksionet

Lagia e jastëkut do të krijojë një mjedis ideal për rritjen e baktereve.

Dhimbje të muskujve

Flokët e lagur çojnë në ndryshimin e temperaturës së trupit tuaj. Si pasojë muskujt do të kontraktohen duke ju shkaktuar dhimbje apo në rastin më të keq paralizë të fytyrës.

Zbokth

Kur mbani lëkurën e kokës me lagështi për disa orë, kjo e fundit do të bllokojë funksionin parësor të gjëndrave dhjamore në kokë. Këto gjëndra do të prodhojnë më shumë vaj ose do të zvogëlojnë prodhimin e yndyrës duke prishur balancën e pH të kokës. /b.l/noa.al/