Transmetuar më 03-05-2017, 16:15

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 4 maj 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju qartësojë mendimet gjatë kësaj të enjte. Do të jeni më të motivuar për të shkuar drejt aktiviteteve që ju japin adrenalinë dhe ju pasurojnë shpirtin. Gjithashtu, pas këtij momenti ju do të gjeni zgjidhjen që duhet për një ngërç që keni pasur në jetën profesionale apo personale. Shëndeti do jetë i mirë.

Demi

Duhet t’ia vini fajin Mërkurit që ka qenë pjesë e shtëpisë suaj të dymbëdhjetë dhe ju ka dhënë këto ndjesi aspak të mira gjatë këtyre ditëve të fundit. Por nga sot ato do të zhduken dhe ju do të ndiheni sërish mirë. Në jetën tuaj dashurore do keni mundësi të hidhni një hap më tej për të ardhmen. Financat do arrini t’i mbani të ekuilibruara.

Binjakët

Mërkuri ka bërë që për sa u përket miqësive tuaja dhe grupeve në të cilat keni marrë pjesë, të keni pasur probleme të cilat sot do arrini t’i fshini si me magji. Gjatë kësaj dite bëni mirë të fokusoheni te shëndeti dhe pamja juaj. Në punë do keni mirëkuptimin e kolegëve dhe do arrini të mbyllni me sukses projektet me të cilat jeni angazhuar.

Gaforrja

Gjatë ditës së sotme pa e kuptuar do keni keqkuptime dhe vonesa në aspektin profesional, gjëra të cilat do ju acarojnë pa masë. Por nga pasditja gjithçka do ketë kaluar dhe do jeni gati të bëheni pjesë e një tjetër etape. Do të keni mundësi të shfrenoni imagjinatën dhe të krijoni punë të mira që do impresionojnë personat që keni pranë, kjo do sjellë edhe përfitime ekonomike.

Luani

Kjo ditë parashikohet të jetë e ëmbël për të dashuruarit. Do të bëheni ëndërrimtar dhe romantik, të gatshëm për të marrë iniciativa. Për sa i përket shëndetit duhet të tregoheni më të kujdesshëm në tavolinë dhe dedikojini më tepër kohë gjumit të natës. Në punë detyrat që do t’ju besohen, do të jenë banka e provave të rëndësishme për të ardhmen e karrierës suaj.

Virgjëresha

Më në fund një ditë e qetë për ju kjo e sotmja. Jeni të kënaqur me punën që po bëni dhe ndiheni mirë me kolegët. Edhe në familje gjërat po shkojnë shumë mirë. Nismat që do të ndërmerrni do të kenë rezultate pozitive. Lidhur me shëndetin, bëni kujdes me tensionin, me gjumin e keq, mos bëni sforcime të padobishme.

Peshorja

Nëse ju dhe partneri/ja juaj jeni zënë si macja me miun gjatë kësaj periudhe, sot do të mund të gjeni balancën e kërkuar. Ky rikthim i vrullshëm do t’ju japë edhe një energji për sa i përket seksit dhe konfidenca juaj do të jetë në maksimumin e saj. Ju e dini se sa vleni dhe të gjithë do t’ju admirojnë për këtë. Diçka të re edhe në sektorin profesional.

Akrepi

Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë! Kjo ka qenë shprehja që ju është përshtatur gjatë kësaj periudhe, kur ju ka shkuar durimi në limitet që nuk e kishit imagjinuar. Por që nga sot gjërat do të vihen sërish në vendin e tyre dhe ju do të ndiheni më në fund vetvetja. Bëni mirë që t’i dedikoni sot vetes tuaj duke u relaksuar. Në punë Mërkuri mund t’ju dhurojë iniciativa dhe energji që mund të ndikojnë në marrjen e vendimeve. 

Shigjetari

Gjatë kësaj të enjte do të kapërceni të gjitha tensionet dhe dilemat që keni kaluar gjatë prillit. Ata që kanë një provim apo një intervistë pune, jo vetëm që do të jenë me fat, por do të jenë edhe më të përgatiturit. Mundësitë janë të shumta për të hapur një biznes të ri apo edhe të shpërnguleni diku tjetër. Qielli është fantastik edhe për të dashuruarit. Yjet favorizojnë të gjithë ata që janë beqar. Do të ndiheni mirë edhe fizikisht.

Bricjap

Nuk do të mungojnë polemikat në vendin tuaj të punës sot. Bëni shumë kujdes nëse keni filluar një projekt të ri dhe të vështirë. Mos hiqni dorë. Jeni ju ata që e drejtoni këtë situatë, ndaj mund të largoni  personat që nuk ju pëlqejnë. Gjatë kësaj të enjte do të keni probleme edhe në familje. Do të diskutoni shumë me të afërmit tuaj. Përpiquni të krijoni një stil jete më natyral.

Ujori

Ju jeni shenja më e lezetshme e zodiakut dhe do të ndiheni si të tillë. Keni pasur shumë vështirë të menaxhoni prioritetet tuaja, çka ju ka bërë të vini aftësitë tuaja në dyshim, gjë që në fakt nuk është aspak e mirë për t’u konsideruar sepse mund t’ju demoralizojë së koti. Fatmirësisht ju do të ndiheni më mirë dhe do ta keni fokusin te gjërat e rëndësishme. Karriera juaj do të shkëlqejë dhe për këtë do të vendoseni në krye të një projekti të ri.

Peshqit

Kjo do të jetë një ditë e qetë për ju, kështu që shijojeni me sa keni mundësi. Është mirë që sot të jeni më në hije dhe të shijoni gjërat e vogla në jetë. Edhe nga ana emocionale ju do të jeni tërësisht të qetë dhe të pastër, duke qenë se gjithçka të vjetër e keni lënë pas dhe nuk keni shumë nerva të merreni me histori të reja. Shëndeti do jetë i mirë. /b.l/noa.al/