Transmetuar më 02-05-2017, 21:30

Tashmë ju mund të keni një nëndetëse personale për të eksploruar thellësitë nënujore.

Kompania “SEAmagine”, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po prodhon nëndetëse që variojnë me çmime nga 1 deri në 3 milionë dollarë.

Këto mjete mund të lundrojnë deri në 1.5 km thellësi dhe transportojnë deri në 6 persona.

Këto nëndetëse kanë një pamje të përsosur, me formë sferike dhe janë transparente.

Ato mund të jenë aktive nën ujë deri në 8 orë, ndërsa kanë nevojë të rikarikohen nga 5 deri në 7 orë./a.k/noa.al/