Transmetuar më 02-05-2017, 16:57

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 3 maj 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Kjo është një ditë e favorshme për të pasur përjetime të forta emocionale. Mund të provoni ndjesi të forta dhe do të shmangni me sukses rreziqet. Do të ketë shumë gjasa që financat tuaja të përmirësohen ndejshëm. Ndërsa në punë, një projekt që do ju ofrohet sot, do të mundësojë avancimin në karrierë.

Demi 

Rrethanat e ditës së sotme do të jenë lehtësuese për të eliminuar tensionet dhe për të përfunduar një projekt të vështirë. Kolegët me të cilët keni pasur vështirësi në komunikim, do të gjejnë gjuhën e përbashkët me ju dhe do të ofrojnë kushtet e duhura për bashkëpunim. Në raportin në çift do jeni në gjendje të përballoni një situatë të veçantë, duke e transformuar në diçka pozitive për lidhjen tuaj.

Binjakët 

Në larminë e ndjenjave që do të përjetoni gjatë kësaj të mërkure, ajo e përgjegjshmërisë së përmbushjes së detyrave, do të mbizotërojë. Gjatë mbrëmjes do të keni më shumë nevojë për vëmendje e kujdes nga personat që ju rrethojnë. Organizoni diçka të këndshme për një darkë speciale. Për ata që janë vetëm do të ketë një surprizë që nuk e prisnin.

Gaforrja 

Kjo është dita perfekte për të shprehur emocionet tuaja. Mos u ndjeni në siklet nëse tregoni kujdes për njerëzit në nevojë dhe ata që doni. Kjo është një kohë e mirë për të zhvilluar aftësitë tuaja krijuese dhe organizmin e një strategjie marketingu për një projekt individual. 

Luani 

Mundësia që gjërat të shkojnë mirë në ambientin familjar është e madhe. Do të rregulloni marrëdhëniet me prindërit ose fëmijët, por edhe me shefin tuaj. Për ata që janë vetëm, këshillohet që të mos shqetësohen nga mendimet negative ndaj një personi për të cilin kanë interes. Shëndeti do jetë paksa delikat sot, bëni kujdes.

Virgjëresha 

Do të merrni një udhëtim drejt dikujt, duke u ndikuar shumë nga ndjenjat që keni për të. Në rrugën që do të ndërmerrni janë të garantuara informacionet për këtë person, në disa raste do të zbuloni edhe fakte komprometuese. Në punë do të keni një ditë të vështirë. Nuk do të tregoheni aspak tolerant, por këshillohet që të ndryshoni sjellje.

Peshorja 

Lajme të mira ka për financat tuaja gjatë kësaj të mërkure. Megjithatë, mirëqenia juaj do të varet jo vetëm nga të ardhurat personale, por nga ato që i keni të përbashkëta me partnerin/en apo familjen. Mos harroni se do të vijë një moment kur shpenzimet tuaja do të kontrollohen. Do të keni shumë sukses, falë bashkëpunimit.

Akrepi 

Do të keni pafundësisht shanse për të shprehur botën tuaj të brendshme dhe për të krijuar. Është momenti i përshtatshëm për të zgjeruar ndikimin tuaj personal dhe për të arritur marrëveshje që kanë interes për ju. Ka shumë mundësi që nesër të ndiheni shumë krenar për një të afërmin tuaj. Në punë do të jeni me fat.

Shigjetari 

Kjo e mërkurë është dita më e përshtatshme për të plotësuar dëshirat tuaja të fshehta dhe nevojat shpirtërore. Do të keni shansin të ndjeheni shumë të fortë nga ana psikologjike dhe kjo do të përforcojë edhe sistemin tuaj imunitar dhe do të rezultojë shumë e mirë në aspektin shëndetësor. Financat do jenë të mira.

Bricjapi 

Sot do të jeni në gjendje të përfitoni nga miqtë tuaj. Shumë njerëz do t’ju ofrojnë vullnetarisht ndihmën e tyre materiale, monetare dhe shpirtërore dhe do të jenë burim i mirë informacioni për ju, rreth shumë çështjesh.  Kujdes me financat, tregohuni më të matur me shpenzimet.

Ujori 

Mos e humbisni shansin për të vendosur marrëdhënie të mira me një person që ka autoritet ndaj jush, si për shembull eprori juaj në punë. Ndoshta diçka e tillë, do të rezultojë pozitive për të ardhurat tuaja. Ata që janë vetëm do jenë shumë aktiv në kërkimin e shpirtit binjak. Kujdesuni pak më tepër për veten.

Peshqit 

Këtë të mërkurë, ju do të ndjeheni shumë mirë emocionalisht dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Mund të keni sukses në poste menaxhuese, ose do të jeni frymëzim i mirë dhe këshillues shpirtëror për shumë njerëz. Kontaktet me njerëz që i keni pasur larg, do të jenë shumë të ngrohta. Financat do arrini t’i mbani të ekuilibruara /b.l/noa.al/