Transmetuar më 01-05-2017, 12:21
Publicitet

Intesa Sanpaolo Bank ka prezantuar së fundmi kartën e re të kreditit Master Card, një kartë e cila lëshohet në Lek dhe mund të përdoret kudo si brenda edhe jashtë vendit.

Tashmë, klientët e Intesa Sanpaolo Bank mund të kryejnë të gjitha veprimet bankare si blerjet në çdo pikë shitje (POS) apo në internet pa komision dhe njëkohësisht të kryejnë tërheqje parash në çdo ATM që mban logon Master Card. Karta e kreditit gjithashtu ofron mundësinë për të bërë veprime të shpejta dhe të sigurta Contactless, duke kursyer kështu kohen e çmuar të mbajtësit të kartës.

Karta e Kreditit e Intesa Sanpaolo Bank i ofron mbajtësit fleksibilitet në pagesë, duke i dhënë disa mundësi zgjedhjesh. Çdo blerje apo tërheqje e kryer gjatë muajit do të mund të paguhet në muajin pasardhës.

Mbajtësi i kartës mund të zgjedhë të shlyejë të gjithë detyrimin njëherësh duke shmangur çdo interes, ose të paguajë vetëm 5% të shpenzimeve të kartës duke e shtyrë detyrimin për në muajt pasardhës.

Aplikimi për Kartën e Kreditit bëhet në çdo degë të Intesa Sanpaolo Bank duke paraqitur një dokument identifikimi, një vërtetim të ardhurash dhe një çertifikatë familjare. Klienti do të pajiset me kartën e kreditit Master Card, menjëherë pas aprovimit të linjës së kredisë që do të përcaktojë dhe limitin e shumës në lekë që mund të përdoret.

***

Intesa Sanpaolo Bank Albania është pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, me prezencë në të gjithë kategoritë e biznesit në Itali si dhe me prezencë të përzgjedhur në Europën Qendrore dhe Lindore, në vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, e specializuar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve bankare për individë dhe shërbime bankare komerciale në 11shtete.