Transmetuar më 29-04-2017, 20:49

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka komentuar sot, për herë të parë, zgjedhjen e Ilir Metës si President i vendit. Në një status në Facebook, me titull “një akt i ri për thellimin krizës”, Berisha shkruan se Meta u votua me urdëhër të “Noriegës”.

Më tej, z. Berisha thotë se me këtë lëvizje, që e quan “ngritje në pergjegjësi para eleminimit”, Edi Rama bëri solid qëndrimin e aleancës dhe kundërshtinë e opozitës për zggjedhje të lira dhe të ndershme.

“Me ketë veprim, që në stilin atëror të Edi Ramës ngjan me ngritjen në pergjegjësi para eleminimit, pra me zgjedhjen e Metës president, Edi Rama vrapoi të solidifikojë qëndrimin e "aleancës se qelbësirave" kundër kërkesës së opozitës për zgjedhje të lira dhe për të mbyllur çdo shteg apo mundësi për të lejuar shqiptarët të votojnë të lirë dhe për të zgjidhur në mënyrë të civilizuar krizën më të rëndë dhe më të rrezikshme që përjeton Shqipëria nga shkurti i vitit 1991”, shkruan Berisha.

Në fund, ish-Kryeministri paralajmëron Edi Ramën se qytetarët shqiptarë do t’i japin ndëshkimin e merituar, dhe revolucioni demokratik do fitojë. /k.k/noa.al/