Transmetuar më 29-04-2017, 20:34

Një 30-vjeçar nga Laçi është arrestuar sot në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Ai është shtetasi Elis Çoku, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në njoftimin e policisë së Gjirokastrës, të cilit noa.al i referohet, thuhet se ky person është kthyer nga autoritetet greke, dhe pas verifikimeve nga Policia Kufitare, rezultoi se Elis Çoku është shpallur në kërkim me kartelë ngjyre të "Kuqe", pasi Gjykata e  Romës  ka lëshuar Urdhër Arresti më datë 21.07.2015 për veprën penale  "Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim". 

Arrestimi i tij është provizor, me qëllim ekstradimin e tij për në Itali. /k.k/noa.al/