Transmetuar më 29-04-2017, 19:55

Ai është një prej eksponentëve më me kontribut në Partinë Socialiste, por në legjislaturën e re të Parlamentit nuk do ta shohim më në sallën me 140 deputetë. Bëhet fjalë për Piro Lutajn, i cili nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë në radhët e të majtëve. Vetë Luta, me anë të një mesazhi në Facebook, deklaron se nuk do të kandidojë në këto zgjedhje, ndërsa u uron fat kolegëve të tij.

Mesazhi i plotë:

 “Te dashur miq, shoke e bashkepuntor! Ju informoj se une nuk do te jem i perfshire ne listat e deputeteve qe do te kandidojne ne zgjedhjet parlamentare te 18 Qershorit. Ju uroje suksese, fitore dhe mbaresi te gjithe kolegeve qe do te kandidojne dhe vazhdojne perpjekjet per ta bere Shqiperine me te mire!! Miqesisht Piro Lutaj”, shkruan anëtari i komisionit të Sigurisë Kombëtare. /k.k/noa.al/