Transmetuar më 29-04-2017, 18:36

Ate e njohin te gjithe per shkak te profesionit por edhe te origjinalitetit dhe humanizmit qe e karakterizon. Bes Kallaku, nuk eshte i vetmi ne familje qe eshte prezent ne boten e televizionit. Motra e tij Ana, punon prej kater vjetesh si moderatore ne televizionin Scan, ne nje emision ekonomie. Gjate intervistes, perballe Turjan Hyskes ne Oktapod, ajo shprehet se eshte shume e lidhur me te vellain dhe ashtu kane qene qe femije. Duke folur per maredhenien me Besin dhe femijerine e tyre, Besi ka nderprere intervisten duke i derguar nje mesazh Turit ne telefon: "Sa here dilja une me 5-6 shoket e mi ne foto, ishte edhe Ana diku ne cep".

Ajo vazhdon duke qeshur se i rrinte kudo mbrapa te vellait dhe nuk e ka pasur vetem vella por edhe shok. Ana eshte e martuar dhe nena e nje vajze, qe per pak dite ben 3 vjec, te quajtur Amla.

Ajo thote qe puna si moderatore i pelqen shume.

"Kam dashur gjithmone nje profesion te tille dhe me pelqen puna qe bej. Ketu ku kam arritur,e kam bere te gjithe me forcat e mija duke fituar audicionet dhe jo duke kerkuar pune si "motra e Besit"- rrefen ajo.

Ana nder te tjera ka folur edhe per maredhenien me Xhensila Myrtezajn  te cilen nuk e konsideron kunate por moter, pasi kane me teper sesa 8 vjet qe njihen dhe kane nje diference moshe prej 6 muajsh. Ana nuk ka treguar me teper detaje nga dasma e Besit dhe Xhensiles duke dashur qe per kete gje, te prononcohen vetem ata te dy.