Transmetuar më 29-04-2017, 11:12

Një person në Tiranë i ka dhënë fund jetës me armë zjarri në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Pinet, Ndroq.

Në banesë, është gjetur i vdekur nga të afërmit e tij, 57- vjeçari S. A.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, ku u konstatua dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip “TT”, me një krehër me 5 fishekë, një fishek në folenë e fishekut, një gëzhojë model “54” dhe një letër ku ka shkruar disa amanete për familjarët.

Duke u bazuar në faktet e mbledhura dhe deklarimet e familjarëve të viktimës, S. A., ka kryer akt vetëflijimi. Përmbajtja e letrës nuk bëhet ende me dije.

Lidhur me këtë rast materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al