Transmetuar më 29-04-2017, 10:54

Studiuesit italianë kanë zbuluar se kafeja, veçanërisht ajo e stilit italian, siç është ekspresi apo kapuçino, mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës, tek meshkujt.

Studimi, i kryer nga “Neuromed” në bashkëpunim me “Institutin Kombëtar Italian të Shëndetësisë”, zbuloi se tre ose më shumë filxhanë kafeje me ekspres ose kapuçino në ditë mund të ulin rrezikun e kancerit të prostatës. Rezultatet u konfirmuan edhe nga studimet laboratorike.

Në rajonin e Molisë në Itali, studiuesit vëzhguan për katër vjet, përafërsisht 7 mijë meshkuj, të cilët konsumonin çdo ditë kafe.

“Duke analizuar zakonet e konsumimit të kafesë dhe duke i krahasuar ato me rastet e kancerit të prostatës që ndodhën me kalimin e kohës, pamë një reduktim të rrezikut, 53 për qind, në ata që pinin më shumë se tre filxhanë kafe në ditë”, tha në një deklaratë për shtyp, George Pounis, hulumtues në “Neuromed”.

Studiuesit vazhduan të konfirmojnë rezultatet duke testuar veprimin e ekstrakteve të kafesë në qelizat e kancerit të prostatës.

Rezultatet treguan se ekstraktet e kafeinës kishin aftësi të “vrisnin” qelizat e kancerit.

“Vëzhgimet mbi qelizat e kancerit na lejojnë të themi se efekti përfitues i vërejtur në mesin e shtatë mijë pjesëmarrësve, kafeina është ajo që luan rolin kryesor, për të vrarë qelizat e kancerit sesa ndonjë substancë tjetër që gjenden në kafe”, tha studiuesja, Maria Benedetta Donati, shkruan noa.al.

Më tej hulumtuesit shtuan se pjesëmarrësit me kancer të prostatës të sapo diagnostikuar kishin konsum më të ulët të kafesë në krahasim me popullsinë që u mor për studim. /g.v/noa.al