Transmetuar më 29-04-2017, 10:09

Facebook ka zbuluar se qeveritë po e përdorin rrjetin social për të ndërhyrë në politikë dhe për të manipuluar zgjedhjet. Një gjë e tillë ka shqetësuar Mbretërinë e Bashkuar, e cila po përgatitet për zgjedhje më 8 qershor.

Në një raport të titulluar “Operacionet eInformacionit”, Facebook, publikoi të enjten në mbrëmje përfundimet e studimit ku pretendohet se qeveritë po përdorin disa mënyra për manipulimin e opinionit publik.

Vendimet e marra nga qeveria ose nga aktorët jo-shtetërorë, për të shtrembëruar ndjenjat politike, vendore por edhe të jashtme, janë bërë të të arritur rezultat strategjik politik ose gjeopolitik.

“Këto operacione mund të përdorin kombinime të metodave, siç janë lajmet e rreme, dezinformimi, ose rrjetet e llogarive false, që synojnë manipulimin e opinionit publik”, ka deklaruar njëri prej studiuesve.

Facebook nuk citoi qeveri të veçanta, por bëri të ditur se kishte fshirë 30 mijë llogari false franceze në prag të zgjedhjeve.

Ata shtuan më tej se kishte tre mënyra në të cilat rrjeti social po përdorej si mjet për të bërë propagandë, nga ana e qeverive.

I pari është “grumbullimi i të dhënave të synuara”, në të cilin informacioni i atyre që zotërojnë llogaritë është vjedhur për qëllime mbikëqyrjeje.

Këto llogari përdorin, “krijimin e përmbajtjes”, që përfshin shtrembërim të informacionit të vërtetë.

Së fundi, ata përdorin “përforcim të rremë”, duke i përhapur këto informacione, të cilat më pas mbeten në historinë e Facebook, shkruan noa.al.

Në disa raste, llogaritë false shpërndajnë komente për të ndikuar në mendimet e njerëzve.

Raporti doli me përfundim se, “Facebook ka investuar gjatë në parandalimin e krijimit të llogarive të falsifikuara. Ne po punojmë për të mos lejuar më të tilla abuzime”. /g.v/noa.al