Transmetuar më 29-04-2017, 09:46

Sallata jeshile është një prej produkteve më të përdorura në tavolinat shqiptare, por përveç shijes, vlerat e saj janë vërtetë të mëdha. Është e pasur me proteina, karbohidrate, fibra, sheqer, kalcium, hekur, magnez, fosfor, potas, zink, folat, vitamina B6, A, C dhe K. Më poshtë gjeni të renditura disa nga vetitë më të spikatura të saj:

Veti anti-tumorale- Ekstraktet e gjetheve të sallatës jeshile bazuar në studime të ndryshme kanë treguar se kanë veti të shumta kundër disa lloje kanceri, mes tyre ndaj atij të gjirit dhe leuçemisë.

Mbron qelizat neuronale– Vdekja e neuroneve mund të shkaktojë humbjen e kujtesës. Në disa raste ekstreme, vdekja neuronale mund të çojë në sëmundje si Alzheimer. Ekstraktet e sallatës jeshile, ndikojnë për të mbrojtur qelizat neuronale.

Veti antioksiduese- Studime të ndryshme kanë treguar se kjo sallatë lufton radikalet e lira, duke ngadalësuar procesin e plakjes.

Kolesteroli- Sallata jeshile mund të jetë shumë e dobishme për të reduktuar kolesterolin, i cili çon shpesh në sëmundje kardiovaskulare dhe komplikime të tjera.

Veti anti-inflamatore- Konsumi i rregullt i sallatës jeshile ndihmon për të mbajtur nën kontroll inflamacione të ndryshme, shkruan noa.al.

Veti anti-mikrobike– Kjo sallatë ka veti të shumta antimikrobike, të provuara nga studime të ndryshme shkencore.

Gjumi- Sallata jeshile është një prej ushqimeve aleate të gjumit. Kjo veti është e lidhur me lëngun e bardhë që gjendet në pjesën e bardhë të bimës.

Ankthi- Sallata jeshile ndikon për të mbajtur në gjendje ankthin, ndaj gjithë ata persona që janë në tension apo në prag depresioni nuk duhet ta ndajnë nga tryeza. /a.y/noa.al