Transmetuar më 28-04-2017, 20:38

Bordi i administrimit i Universitetit të Tiranës ka vendosur që tarifat për vitin akademik ‎2017-2018 të mbeten të pandryshuara.

Tarifat janë miratuar në bazë të buxhetit të univeristetit të Tiranës, kjo dhe për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit ri për arsimin e lartë që garanton autonomi të plotë për institucionet e arsimit të lartë publik, shkruan “Ora News”.

Ky vendimi garanton kështu mos rritjen e tarifave për universitetin e Tiranës.

UT nenvizon se vendimi është marrë i pavarur nga MAS, kjo pasi ligji për arsimin e lartë sanksion që janë universitetet që hartojnë në mënyrë të pavarur buxhetet e tyre.

Pak ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë publike edhe tarifat e IAL-ve në vend të cilat garantojnë se në asnjë prej tyre ato nuk janë rritur dhe nuk do të rriten për kete vit akademik.