Transmetuar më 28-04-2017, 19:47

Të shumtë janë ata të cilët ankohen se këpucët e tyre mbajnë erë. Po ashtu, të shumtë janë edhe ata që shpesh herë rrobat e tyre i kanë bërë pis duke pirë verë, apo të jenë zvogëluar si pasojë e larjes.

Dailymail ka treguar disa metoda si të shpëtoni duke përdorur disa objekte të jetës së përditshme.

Largoni erën e keqe të këpucëve duke futur gazeta brenda tyre.

Nëse ju ndodh që të zvogëlohet një bluze, mjafton ta mbani në ujë të nxehtë në 5 minuta dhe më pas ta hapni me dorë.

Largoni njollat e verës së kuqe duke hedhur sipër verë të bardhë.

Për të larguar njollat që nuk hiqen me ilace të posacme për rroba, mjafton të përdorni dezinfektues vazhdimisht derisa të zhduket.

Për të kthyer ngjyrën e xhinseve tuaja, mjafton ti fusni në frigorifer për një natë.