Transmetuar më 28-04-2017, 18:02

Me 87 vota pro, dhe vetëm 2 kundër, Ilir Meta është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, në raundin e katërt.

Me një votim të fshehtë, deputetët në Kuvend dhanë votën e tyre për të vetmin kandidat që erdhi nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por që mori pëlqimin unanim nga Kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar i kësaj të fundit.

Përpara seancës së jashtëzakonshme, u mblodh edhe komisioni parlamentar i Ligjeve, ku rezultoi se Ilir Meta përmbushte të gjitha kriteret ligjore për të qenë kandidat për kreun e ri të shtetit.

Meta është Presidenti i 7 i vendit, dhe i pari që vjen në këtë post si drejtues i një partie parlamentare, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për kandidaturën e tij kishin hedhur firmat 23 deputetë, 17 nga LSI dhe 6 të tjerët nga PDIU. /k.k/noa.al/