Transmetuar më 28-04-2017, 17:28

Ka nisur seanca për raundin e 4-të të zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë. Seanca është duke u zhvilluar nga nënkryetarja Valentina Leksaj. Ilir Meta është kandidati zyrtar dhe i vetmi i mazhorancës për Presidentin e Shqipërisë.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi bëri një biografi të z.Meta, duke theksuar se ai nuk ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit pas verifikimit të dosjes së tij, ndërsa plotëson të gjitha kriteret e tjera për të qenë në krye të shtetit.

“Kandidatura e Metës plotëson kriteret kushtetuese. Kuvendi i Shqipërisë duhet të vijojë me raundin e katërt me kandidaturën e tij”, ka thënë Hysi.

Në raundin e katërt, Presidenti zgjidhet me 71 vota, ndërsa në sallën e Kuvendi ndodhet të pranishëm 88 deputetë./b.l/noa.al/