Transmetuar më 28-04-2017, 14:43

Prokuroria e Përgjithshme kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste të qarkut të Gjirokastrës, Vladimir Kosta.

Heqja e mandatit të tij kërkohet nga organi i akuzës në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit dhe kërkresa i është dërguar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithçka për shkak të një dënimi të dhënë ndaj deputetit të PS, në prill të vitit 2000 për armëmbajtje pa leje, vepër e cila rezulton e fshehur në formularin e vetëdeklarimit.

Kosta asokohe është dënuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh të vjetra.

Kujtojmë se deputeti i qarkut të Gjirokastrës është shprehur prej kohësh kritik për koalicionin mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke kërkuar që dy forcat politike të dalin të ndara në zgjedhje. /a.y/noa.al