Transmetuar më 28-04-2017, 13:07

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin e zgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri.

Pasi e uroi për zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit të Maqedonisë, Meta i shprehu keqardhje për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë ndaj stabilitetit dhe demokracisë në Maqedoni.

Meta gjithashtu nënvizoi rëndësinë për zgjedhjen e krizës në Maqedoni përmes mjeteve kushtetuese dhe demokratike duke dhënë mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë duke e vlerësuar krizën në Maqedoni si një krizë politike dhe jo ndëretnike.

“Shpreh keqardhje për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë. Ne ju japim mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë për stabilitetin dhe demokracinë në Maqedoni. Kriza politike duhet zgjidhur përmes mjeteve kushtetuese demokratike. Ky konflikt në Maqedoni është politik dhe jo ndër-etnik”, u shpreh Meta.

Dhuna në Maqedoni, Talat Xhaferri: Veprimet e mbrëmshme do të kenë pasoja

Rrahja Ziadin Selës, autori i dyshuar: Kur e godisja në kokë, ndjenjë e papërshkruar

Dhuna në Maqedoni, MPB del me deklaratë: 102 persona të plagosur

Dhuna deri në gjakosje ndaj Zaev, ky është i dyshuari

Situata në Maqedoni, Ivanov kërkon qetësi: Ftoj udhëheqësit e partive politike në takim

Dhuna në Maqedoni, Hahn dënon sulmet, Gruevski e quan provokim të LSDM-së

Dhuna në Parlamentin maqedon, reagojnë ambasadorët e huaj

Pas kaosit në Parlament, kryetari i ri Xhaferi bën betimin

Flet kryetari i ri i Kuvendit: Nuk do lejojmë pushtimin e institucioneve në Maqedoni

Tension në Maqedoni, dhunohet Zoran Zaev i LSDM-së

Zgjedhja e Xhaferit, protestuesit hyjnë me forcë në Parlamentin e Maqedonisë

Ish-ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi zgjidhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë