Transmetuar më 28-04-2017, 12:27

Ekzekutohet me armë zjarri një emigrant shqiptar në kryeqytetin italian, Romë. Viktima është Gaspër Reçi 43 vjeç, i cili u vra në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pranë banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata.

Fatmirësisht nuk u prek nga plumbat bashkëshortja e tij, e cila i gjet nga policia në gjendje shoku pranë kufomës.

Atentati ndodhi rreth orës 23.00 të së enjtes, ndërsa atentatorët mendohet se u larguan me makinë menjëherë pas krimit.

Viktima u ekzekutua teksa po parkonte makinën, ndërsa mjeti me të cilin u larguan atentatorët dyshohet të ketë qenë një ‘Smart’. Policia italiane po heton në disa pista me synim zbardhjen e krimit, duke mos përjashtuar larjen e hesapeve apo hakmarrje.

Nga verifikimet e policisë rezulton se Reçi ishte me precedentë penalë në fushën e lëndëve narkotike./a.y/noa.al